Sport

Juventus dhe West Ham janë afër marrëveshjes për Zakaria-n


Raporte të shumta në Itali pretendojnë se Juventusi është gati të dërgojë Denis Zakaria-n në West Ham për më pak se 20 milionë euro në mënyrë që të dy klubet të mund të pajtohen për këtë transferim në javën e ardhshme.

Reprezentuesi zviceran është rikthyer në Torino pas një huazimi zhgënjyes njëvjeçar te Chelsea. Ai nuk është në planet e Massimiliano Allegri-t dhe West Ham tashmë ka nisur negociatat me bardhezinjtë.

Çmimi i kërkuar i Juventus-it për 26-vjeçarin ishte 20 milionë euro, por sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport”, gjigantët e Serie A tani janë gati ta shesin mesfushorin për 18 milionë euro.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një transferimi të përhershëm, ndërsa West Ham kishte bërë një ofertë huazimi me një opsion për të blerë për 18 milionë euro.

Edicioni i shtypur i të dielës i La Gazzetta dello Sport, pretendon se Juventus e ka ulur çmimin e kërkuar dhe është i bindur se marrëveshja do të finalizohet javën e ardhshme.

“Il Corriere dello Sport” konfirmon se Juventus përfundimisht mund të pranojë të shesë Zakaria për 18 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore