Sport

Juventus dhe De Ligt arrijnë një marrëveshje për të zgjatur kontratën


Juventus ka arritur një marrëveshje verbale për të zgjatur kontratën e mbrojtësit Matthijs de Ligt, sipas medias Sky Italia.

De Ligt, 22 vjeç, nënshkroi për Juventus-in në verën e vitit 2019 nga Ajax në një transferim prej 75 milionë euro.

Ai ka luajtur në 116 ndeshje për Juventusin dhe, pavarësisht moshës së tij të re, ka bërë tashmë 35 paraqitje për Holandën.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2024, dhe Barcelona përflitet se është e interesuar për nënshkrimin e tij, gjigantët nga torino thuhet se i kanë ofruar De Ligt një zgjatje dyvjeçare të kontratës që do ta mbante atë në Juve deri në vitin 2026.

Me kalimin e kohës, De Ligt është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, të cilët luftuan me muaj për të zgjatur kontratën me holandezin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore