Sport

Juventus arrin marrëveshjen me Locatelli-n


Manuel Locatelli do të jetë futbollisiti më i ri i Juventus-it.

Klubi italian ka arritur marrëveshjen përfundimtare me klubin e Sassuolo-s dhe vet futbollistin.

Kështu raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Romano shkruan që marrëveshja është arritur për 35 milionë euro plus bonuset.

Nëse Locatelli shënon më shumë se 10 gola për Juventus-in në sezonin debutues, atëherë bardhezinjtë i detyrohen Sassuolo-s edhe pesë milionë euro.

Locatelli do të nënshkruajë kontratë me Juventus-in deri në vitin 2026.

Komunikimi zyrtarë nga klubi pritet të bëhet në orët ose në ditët e ardhshme.

Locatelli ka refuzuar ofertat e disa klubeve nga Premier League, me Juventus-in që gjithmonë ka qenë synimi i tij kryesor.

Italiani do të bashkohet me Juventus-in para ndeshjes së parë të sezonit, të cilën bardhezinjtë e luajnë si mysafirë të Udinese-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore