Lajme

Julian Sands identifikohet si alpinisti i zhdukur në Kaliforninë e Jugut


Aktori britanik Julian Sands është raportuar i zhdukur pasi shkoi për hiking në malet San Gabriel javën e kaluar.

65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl të premten e 13 janarit rreth orës 19:30 me orën lokale, gjatë motit të keq në Kaliforninë e Jugut.

Referuar policisë së atjeshme, ekipet e shpëtimit tokësor u tërhoqën nga mali fundjavën e kaluar për shkak të rreziqeve të ortekëve.

Por kërkimet vazhdojnë me dron dhe helikopter.

Sands është i njohur për rolet në filma të njohur dhe drama televizive, duke përfshirë “A Room With A View”, “24” dhe “Smallville”.

Sakaq, ekipet e kërkim-shpëtimit “u përgjigjën dhe filluan kërkimin”, por kërkimi u pengua nga paralajmërimet e rënda të motit dhe kushtet e shtigjeve.

Sipas autoriteteve, kërkimet tokësore do të riplanifikohen kur të përmirësohet moti dhe kushtet të jenë më të sigurta për ekipet e shpëtimit.

Gjatë katër javëve të fundit ekipet u janë përgjigjur 14 thirrjeve në malin San Antonio, i njohur lokalisht si mali Baldy, dhe në zonën përreth.

Ata kanë paralajmëruar alpinistët që të mendohen dy herë para se të nisen dhe t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve mes kushteve të pafavorshme të motit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore