Film

Julia Roberts dhe George Clooney xhirojnë skenat e filmit “Ticket to Paradise”


Aktorët, Julia Roberts dhe George Clooney janë kthyer në punë – dyshja u panë në xhirimet e komedisë së tyre të ardhshme romantike “Ticket to Paradise” në Gold Coast të Australisë.

Roberts, 54 vjeç dhe Clooney, 60, luajnë një çift të divorcuar që udhëton në Bali për të parandaluar martesën e vajzës së tyre.

Julia Roberts dhe George Clooney.

Në filmin “Ticket to Paradise” luajnë gjithashtu edhe aktoret, Kaitlyn Dever dhe Billie Lourd, të cilat së fundmi, përmes Instagram-it, zbuluan punën e xhirimeve në Australi.

Clooney, i cili ndan binjakë 4-vjeçarë me gruan Amal, ka thënë në një intervistë në fillim të këtij muaji pse ai ka qenë ma pak i angazhuar në aktrim viteve të fundit.

George Clooney.

“Në përgjithësi, thjesht nuk ka aq shumë pjesë të shkëlqyera – dhe, shikoni, nuk kam pse të aktroj”, tha ai.

“Unë dhe gruaja ime e patëm këtë bisedë kur u bëra 60 vjeç këtë verë. Thash ‘unë ende mund të kërcej shumë mirë dhe ne të dy e duam atë që bëjmë. Por duhet të sigurohemi që të mos rezervojmë veten pa kuptim’”, shtoi Clooney.

Ndërkaq, projekti kinematografik “Ticket to Paradise”, mori një shumë prej 6.4 milionë dollarësh amerikanë dhe pritet të bëjë bujë që në premierën e tij – marrë parasysh emrat e mëdhenj të aktorëve që bëjnë pjesë në kast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore