Jetesë & Stil

Julia Fox organizon një festë pornografie


Julia Fox

Aktorja dhe modelja, Julia Fox po organizon një festë pornografike.

32 vjeçarja, Fox është duke u bashkuar me dizajneren, Leah McSweeney dhe modelen Richie Shazam për të organizuar festën, e cila do të përmbajë erotikën e re nga “Zola” krijuar për platformën “YouPorn”.

Zola ka dalë me “katër vepra ekskluzive të shkruara erotike” për fansat e spektaklit të nxehtë të faqes, e cila më parë ka paraqitur vepra nga disa prej zërave më të famshëm në botë. Disa nga ata zëra përfshijnë edhe veteranen e “Orange Is the New Black” Lea DeLaria, botuesen e medias Judith Regan dhe poetin Precious Okoyomon.

Leah McSweeney

McSweeney – e cila ka shkruar edhe më parë poezi erotike për faqen, do të bëjë “një lexim elektrizues të drejtpërdrejtë të pjesëve të zgjedhura nga tregimet e shkurtra erotike të Zolës”.

Në shkurt, McSweeney,  kontribuoi në një artikull të titulluar “COVID Head”, ku tregon historinë e një biznesmeneje të pasur 36-vjeçare që ndihet e zhgënjyer nga burrat që mbeten “të pasigurt dhe të frikësuar nga suksesi, bukuria dhe besimi i saj”.

Ndërkohë, ajo “dëshiron të dominohet. Jo me kamxhik dhe zinxhirë, por në një mënyrë shumë më të fuqishme dhe joshëse”.

Historia e zjarrtë përqendrohet në herën e parë që ata takohen personalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore