Lajme

“Ju e patë. Ju e dini” – Zelensky iu drejtohet qytetarëve të Evropës


Vladimir Zelensky

adresimin e zakonshëm dhe tashmë të përnatshëm të presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, ai ka ftuar qytetarët e Evropës që t’iu bëjnë më shumë presion qeverive të tyre për të ndërhyrë në Ukrainë.

“Evropianë, s’do jeni në gjendje të thoni se nuk e keni parë se çfarë ngjau në Ukrainë, çfarë ngjau në Mariupol. Ju e patë. Ju e dini”, ka deklaruar ai.

Ai ka ftuar perëndimin që të shtojë sanksionet ndaj Rusisë, dhe të “bëjë presion” në Moskën zyrtare që ta detyrojë të ulet dhe të negocioi fundin e luftës.

Civilet ukrainas

“Ne nuk kemi bërë dhe kurrë nuk do të bënim diçka të ngjashme te qytetarët e Donetsk-ut, Luhansk-ut apo të ndonjë regjioni tjetër”, tha Zelensky, duke iu referuar regjioneve separatiste në lindje te Ukrainës.

“Jo vetëm atyre, po asnjë qyteti tjetër të botës”.

Ai ka shtuar se evakuimi i civilëve po vazhdon dhe deri tash janë shpëtuar 35 mijë qytetarë. Evakuimet janë bërë kryesisht nga qyteti i Sumy-it, Kiev-it dhe Enerhoar-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore