Sport

Jovic qëndron te Real Madrid-i


Pjesën e dytë të sezonit që shkoi, serbi luka Jovic e kaloi në huazim te Eintracht Frankfurt.

Pikërisht nga Frankfurt, Jovic u transferua te Real Madrid-i gjatë verës së vitit 2019.

Në një vitë e gjysëm, ai kurrë nuk arriti potencialin e tij të vërtetë te Real Madrid-i, duke shënuar vetëm dy herë.

Me Zinedine Zidane, marrëdhëniet e tij nuk ishin të mira, dhe u duk se aventura e tij te Real Madrid-i përfundoi në muajin janar.

Por, largimi i Zidane nga stoli madrilen ndryshoi tërësisht gjërat për Jovic-in.

Ai është aktivizuar në dy ndeshjet e para të sezonit nga stoli, duke qenë shumë i mirë në minutat që ai luajti.

Kjo e ka bërë Jovic-in që të ketë mendim ndryshe, dhe të vendosë për qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Nëse Jovic ka një sezonë të mirë, edhe rinovimi do të jetë mundësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore