Përballje

Java e dytë e Serie A: Juventus zbresin në fushë pa Ronaldo-n


Java e dytë e Serie A, do të jetë interesante dhe me shumë sfida.

Dy ndeshjet e para mes Atalanta – Bologna dhe Lazio – Spezia do të fillojnë në ora 18:30, ndërsa dy ndeshjet e fundit mes Juventus – Empoli dhe Fiorentina – Torino do të fillojnë në 20:45.

Duelet e së shtunës do jenë interesante sidomos për bianconerët, të cilët do të luajnë pa Cristiano Ronaldo-n në skuadër që nga viti 2018.

Juventus do kërkojnë fitoren e parë të këtij sezoni, pasi ndeshjen përballë Udineses, barazuan me rezultat 2:2.

Në anën tjetër, Atalanta dhe Bologna do të luftojnë për të dyfishuar pikët, pasi të dy skuadrat fituan ndeshjet e tyre të para.

Dueli mes Lazio-s dhe Spezia-s do jetë po ashtu interesant, me këta të parët të cilët duan të ndjekin rrugën e fitores.

Ndërsa Spezia kërkon pkët e plota, pasi ndeshjen e parë e barazuan me rezultat 2:2 përballë Cagliari-t.

Ndeshja e fundit e së shtunës mes Fiorentinës dhe Torino-s do jetë më dinamike.

Të dy skuadrat do luftojnë për të shmangur humbjen, dhe për të fituar pikët e para të këtij sezoni.

Momentalisht, Inter-i radhiten të parët në tabelën e Serie A me gjashtë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore