Lajme

Jashari: Nëntori muaji i sakrificës dhe i lavdisë


Bekim Jashari, në Kompleksin Memorial "Adem Jashari", në Prekaz 

Kryetari në shkuarje i Skenderajt, Bekim Jashari i cili për nder të festës së 28 nëntorit ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, ka potencuar se nëntori është muaji i sakrificës dhe i lavdisë.

“Ne së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë kemi bërë nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë. Ky muaj, është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorzojmë këtë liri”, ka thënë Jashari.

“Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, ka përfunduar ai

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar me Presidenten, Vjosa Osmani, me rastin e 28 nëntorit pas homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, a thënë se kjo është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Sipas Kurtit, kjo ditë nuk është vetëm ditë e gëzimit dhe krenarisë, por edhe e përgjegjësisë për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore