Lajme

Jasharaj ironizon me Nagavcin: Nëse të duken pak 100 euro, na i shto nga 300


Rrahman Jasharaj dhe Arbërie Nagavci

Sipas Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë konferencës së sotshme ka bërë humor pa kripë, kur pyeti se përse sindikalistët kanë kërkuar nga 100 euro shtete në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga, dhe jo 300 apo 80 eurove.

Sipas tij nëse ministres ju është dukur shuma 100 euro pak, ajo mund të shtojë kërkesës sonë një kërkesë tjetër me një shumë më të madhe.

“Ministre ne e kemi ditur se kjo kërkesë është minimale dhe e pamjaftueshme karshi gjithë këtyre ngritjeve të çmimeve, por e kemi bërë sepse mund të realizohej po të donte Qeveria”.

“Nëse ju mendoni se kemi kërkuar pak dhe nuk e keni me tallje, atëherë si ministre e tërë arsimit që je, kërko dhe realizo në Qeveri kërkesën tënde për 200 a 300 euro shtesë dhe ne do të jemi më të lumturit dhe do të ndjehemi krenar me ty”, ka thënë Jasharaj.

Për Jasharajn, Qeveria e Kosovës po krijon mjegull për Ligjin e pagave dhe ligjet e tjera si dhe qasja e saj ndaj sindikatave është e gabueshme.

Arbërie Nagavci

“Humori pa krip e ka sjell situatën deri te greva e përgjithshme nëse Ministrja Nagavci dhe Qeveria e kanë vërtetë hallin të nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva, le të nisin me dialogun dhe plotësimin e kërkesave të të sindikatave, që janë në kuadër të BSPK-së”, ka shtuar ai.

Ndryshe Nagavci, gjatë ditës së shtune  në një konferencë për media ka thënë se greva e paralajmëruar nga Sindikata për Arsim i dëmton nxënësit.

Sipas saj kërkesat e sindikatës po bëhen për presion dhe se dikasteri të cilën ajo drejton është e hapur për bisedime me SBASHK-un.

“Kemi ndjekur deklarimet e ditëve të fundit që Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevën më 25 gusht, duke e pranuar se e njohim organizimin sindikal, kërkesat për kushte më të mira të punës, vetë këto që i përmenda janë disa nga veprimet që i kemi ndërmarrë që të lehtësohet puna e mësimdhënësve”, ka shtuar ajo.

“Kur thash se jemi të hapur për bisedime, e thash që e kemi përmendur gjithmonë, në interes të nxënësve kemi biseduar, kemi takuar përfaqësues të sindikatës, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, kemi adresuar kërkesat e bazuara dhe të argumentuara dhe tani nuk ka kohë për mëdyshje”.

Nagavci: Udhëzimi Administrativ për shaminë mbetet në fuqi, dihet karakteri i shtetit tonë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore