Sport

James Rodriguez nënshkruan me Al-Rayyan, por me klauzolë të çuditshme


James Rodriguez ka nënshkruar të mërkurën me klubin e Al-Rayyan ne Katar. Por, në kontratën e kolumbianit përfshihet një klauzole befasuese dhe e çuditshme njëkohësishtë.

I padëshiruar nga trajneri i Everton-it, Rafa Benitez, James-i u largua për në drejtim të Katarit, ku ka nënshkruar për tre vitet e ardhshme.

Ish-lojtari i Monaco-s, Real Madrid-it dhe Bayern Munich-ut nuk arriti të gjente një klub të përshtatshëm për të Evropë, ndonëse pati interes dhe nga Milan-i.

Gazeta e përditshme spanjolle “AS” zbulon se lojtari i Kombëtares së Kolumbisë në kontratën e nënshkruar me ekipin e stërvitur nga Laurent Blanc ka një klauzolë të veçantë.

Në ndryshim nga shumë klauzola të tjera, ku lojtarëve u vendosen shifra shumë të larta transferimi, apo parandalimi i kalimit të tyre te një klub rival, me Al-Rayyan ka ndodhur krejtësisht e kundërta.

Klubi nga Katari i ka vendosur James-it një klauzolë pro-PSG-së. Nëse kolumbianit do t’i vijë një ofertë nga PSG-ja brenda tre viteve ai do të mund të largohet lirisht në drejtim të Parisit.

Kjo vjen për shkakun se PSG-ja është klub që zotërohet nga vetë shteti i Katarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore