Sport

James Rodriguez dëshiron transferimin te Valencia – “Mund të ndihmoj Cavani-n të shënojë”


Ish-futbollisti i Real Madrid-it, James Rodriguez, iu është vetë-ofruar klubit të Valencia-s.

Valencia në krye me trajnerin Genaro Gattuso-n, së fundmi kanë transferuar edhe veteranin uruguaian, Edinson Cavani-n.

E për këtë të fundit, James ka thënë se do të ishte i gatshëm ta ndihmonte për të shënuar gola.

Kolumbiani gjithashtu theksoi që është i gatshëm ta ulë pagën e tij, vetëm që të transferohet te Valencia dhe ta ndihmojë ekipin që të kthehet në kupat e Evropës.

“Nëse Valencia do të më telefononte, do të shkoja te ta edhe për një pagë më të ulët. Nëse kanë nevojë për dikë që të ndihmojë Edinson Cavanin, unë jam aty. Ata janë një klub i madh me tifozë të mëdhenj”, tha James Rodriguez në një reagim në rrjetet sociale.

Kujtojmë që 31-vjeçari aktualisht luan në ekipin nga Katari, Al-Rayyan SC. Ai u transferua aty në vitin e kaluar nga Everton-i për shumën e 8 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore