Muzikë

“Jackie” e Yves Tumor, katarsis eksperimental


Yves Tumor

Sean Bowie, muzikalisht i njohur si, Yves Tumor, përtej eksperimentalitetit sonik, vie me një eksperiencë sonike “Jackie”, e cila sikurse etimologjia e fjalës që rrënjët i shtrinë deri te Xhejkëb në Biblën hebreje, që origjinalisht e zëvendëson Esaun për shkak të forcës më të madhe, Jackie e zëvendëson eksperimentin, për t’u bërë eksperiencë.

Yver Tumor s’është prezent në top lista tregtueshëm të përpiluara, por kënga e tij e fundit Jackie krijon kategori të reja të vetë-përpiluara.

Këngën “Jackie” e definon pendimi, shpresa, dhe vuajtja, por këto ndjenja janë të veshura me melanko-melodi që tejkalojnë dëshpërimin, që dëshpërimit ia mëvesh dinjitetin muzikal, për ta ngritur në një vuajtje të festueshme.

Tensioni vizual që pasqyron marrëdhënien mes Tumor dhe Jackie në video, është katarsike, pasi që synon shpërlarjen e ndjenjave të mëshirës dhe frikës, që në fakt përbën edhe lajtmotivin e këngës.

Kjo video shpërfaqë idenë se dhimbja si përvojë subjektive, mund të objektifikohet së paku në paraqitjen e saj, ose në eksternalizimin e idiosinkrasisë subjektive të koncipimit artistik. Në atë se nëse dhimbja e Tumor është përvojë e pakënaqshme subjektive, atëherë kjo përvojë në jashtësimin e saj, shndërrohet fare lehtë në përvojë të kënaqshme artistike.

Tumor e ka inçizuar këngën gjatë izolimin pandemik, prandaj edhe “These days have been tragic”, e cila qëndron nën këngët paraprake të “Botës Asimptomatike”.

Tëhuajësimi i vuajtjes, pra, jashtësimi i saj në pamje e në zë, distorzimi i zërit dhe luhatja e saj, e bën Tumor-in dhe këngën Jackie, të qëndrojë lartë artistikisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore