Jack Antonoff nuk pranon të zbulojë nëse është duke punuar në albumin e ardhshëm të Taylor Swift-it
Muzikanti amerikan Jack Antonoff po qëndron i mbyllur në ndarjen e informacioneve kur bëhet fjalë për me albumin e ri të mikes së tij të mirë, këngëtares Taylor Swift.
Kompozitori dhe producenti i këngëve, 39 vjeç, përfundoi shpejt një intervistë me gazetën holandeze NRC, transmeton AlbanianPost, pasi u pyet nëse po punonte në albumin e 11-të në studio të Swift, “Tortured Poets Department”, i cili është planifikuar të dalë më 19 prill.
“Ju e dini që unë nuk flas për këtë. Nëse jeni duke kërkuar për klikime, keni ardhur në vendin e gabuar. Faleminderit për këtë bisedë”, tha Antonoff para se të dilte papritur nga biseda.
Sidoqoftë, përpara se të largohej, Antonoff nuk u shmang plotësisht të përmendte shoqen e tij.
Ai tregoi se si muzika në projektin e tij të fundit “Bleachers” krahasohet me muzikën që ai ka prodhuar për këngëtaren e “Cruel Summer”.
“Unë krijoj muzikë me miqtë e mi. Ajo vjen si vjen. Unë nuk jam lloji i producentit që i pëlqen të japë komanda nga pas. Shqetësohem për vetë muzikën; mënyra në të cilën ju mund të menaxhoni procesin krijues”, shpjegoi ai.
“Suksesi është një fenomen i çuditshëm. Ajo largon vëmendjen nga mekanizmat e zakonshëm që çojnë në muzikë të mirë pop. Të jesh në gjendje të dëgjosh mirë njëri-tjetrin është një gjë. Punoj me artistët kam besim se mund t’i ndihmoj ta bëjnë muzikën e tyre më të mirë”, ka shtuar ai.
Swift fillimisht njoftoi albumin e saj të ri në shkurt, në ceremoninë e “Grammy 2024”, ku fitoi për albumin më të mirë vokal pop për “Midnights”, të cilin Antonoff e bashkëprodhoi, teksa poashtu shkroi 12 nga 13 këngët në LP.
Nuk kaloi shumë kohë para se fansat filluan të spekulonin se titulli i albumit mund të ishte një shenjë për ish të dashurin e saj Joe Alwyn dhe bisedën në grup që aktori ndau me miqtë e tij Paul Mescal dhe Andrew Scott – me titull “Tortured Man Club”.
Alwyn, 33 vjeç dhe Swift u ndanë në prill të vitit 2023 pas lidhjes për më shumë se gjashtë vjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish
Lajmet kryesore
-
Konventa e Lirisë – Meta shndërron partinë për të dytën herë në po aq vjet
-
SPAK firmos urdhërarreste për zyrtarë të Kadastrës, dy në burg
-
Çfarë përfiton Tajvani nga paketa e ndihmës së huaj?
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro