Lajme

Izraeli tërheq delegacionin nga negociatat në Katar


Izraeli ka tërhequr këtë të martë delegacionin e tij nga negociatat e vazhdueshme në Doha për Gazën.

Vendimi ka pasuar qëndrimin e Hamasit, i cili pas rezolutës së OKB-së për armëpushimin në Gaza, mbrëmë ka njoftuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se nuk do të heqë dorë nga kërkesat e tij për negociatat, përfshirë tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ka bërë me dije se negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza janë ende duke vazhduar në Doha.

Sakaq, ai nuk ka zbuluar detaje specifike në lidhje me bisedimet.

“Ne jemi ende optimistë, që nga dita e parë kemi qenë pozitiv”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, duke përsëritur se nuk ka asnjë kufizim kohor për bisedimet.

Al-Ansari ka shtuar po ashtu se “përpjekjet tona ndërmjetësuese do të vazhdojnë…ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore