Bota

Izraeli shemb xhaminë në Bregun Perëndimor


Ministri në detyrë për çështjet fetare, Hussam Abu al-Rub, ka dënuar shkatërrimin e një xhamie në West Bank (Bregun Perëndimor), nga Izraeli të mërkurën e 27 janarit.

“Ky është një krim dhe një sulm i hapur ndaj ndjenjave të myslimanëve”.

Al-Rub  i ka bërë thirrje botës Arabe dhe Myslimane që të ndërhyjnë për të ndaluar sulmet e Izraelit.

Forcat izraelite, shkatërruan xhaminë e cila ishte në ndërtim në qytetin, Umm Qusah, në jug të Hebron-it duke përdorur buldozerë.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995, Bregu Perëndimor duke përfshirë Jeruzalemin lindor, u nda në tre seksione , Zona A, B dhe C.

Izraeli  mund të ndalojë palestinezët të kryejnë projekte ndërtimi në pjesë të Bregut Perëndimor të caktuar si Zona C ku sipas marrëveshjes, bie nën kontrollin administrativ dhe sigurisë së Izraelit.

Zona C aktualisht është shtëpia e 300 mijë palestinezëve, ku shumica e tyre janë beduinë, komunitet nomad që jeton në çadra, karvane dhe shpella.

E drejta ndërkombëtare shikon Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor si territore të okupuara dhe e konsideron të paligjshme të gjithë veprimtarinë hebraike të ndërtimit të vendbanimeve.

Për më shumë se tre dekada, palestinezët kanë kërkuar një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe në Jeruzalemin lindor.

Këto territore u pushtuan nga Izraeli në luftën e zhvilluar në 1967.

Izraeli u tërhoq nga Gaza në 2005 por vendosi një bllokadë kur grupi militant, Hamas, mori pushtetin nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në 2007.

Palët nuk kanë zhvilluar bisedime për paqe që kur Benjamin Netanyahu u zgjodh për herë të parë kryeministër në 2009. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore