Lajme

Izraeli po përgatitet për ndërhyrje në zgjedhje – si nga forcat lokale ashtu edhe nga ato të huaja


Nëse ka një gjë për të cilën izraelitët nuk duhet të shqetësohen kur hapen qendrat e votimit më 1 nëntor, është fakti që në Izrael votohet manualisht, nuk kërkohen makineri apo teknologji votimi.

Shin Bet (agjencia e inteligjencës izraelite për çështjet e brendshme), Autoriteti Kibernetik i Izraelit dhe Komiteti Qendror i Zgjedhjeve mund të jenë të qetë duke ditur se në qendrën e votimit do të jetë vetëm qytetari me fletën e votimit dhe një zarf.

Gjithçka bëhet me dorë, duke përfshirë numërimin e votave, madje edhe rinumërimin nëse nevojitet.

Sidoqoftë, kjo është e vetmja gjë që është manuale.

Ajo që shqetëson organizatat e ngarkuara me mbrojtjen e procesit demokratik të Izraelit është se çdo aspekt tjetër i zgjedhjeve, si para dhe pas votimit, është figjital (fizik dhe digjital).

Sipas një raporti nga Instituti i Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit, të cilin e ka sjellë në vëmendje e përditshmja izraelite “Haaretz”, ekspertët shpjegojnë se jo vetëm forca të jashtëme, por edhe forcat vendase izraelite kanë interes të prishin ditën e zgjedhjeve dhe të minojnë integritetin e saj.

Përpjekje të tilla përfshijnë lajme të rreme deri në ditën e zgjedhjeve, fushata dezinformuese, nxitjen e përçarjeve brenda shoqërisë izraelite, si dhe sulme aktuale kibernetike dhe hakere nga elementë të huaj.

As Israeli election looms, leading candidates aim to win enough seats to form government

Fronti kibernetik

Një nga kërcënimet e para është ai fizik. Subjektet, veçanërisht ato të huaja, mund të përpiqen të synojnë infrastrukturën si energjia elektrike ose aksesi në internet për të krijuar kaos në ditën e zgjedhjeve.

Problemi që pati WhatsApp këtë javë në mbarë botën, tregoi gjithashtu varësinë nga ky aplikacion dhe dëmin që mund të shkaktojë ndërprerja e tij.

Nëse ndërpriten aplikacionet e përcaktuara që partitë përdorin për të menaxhuar përpjekjet e Ditës së Zgjedhjeve, ajo mund të dëmtojë fatalisht përpjekjet e tyre për të sjellë votuesit në qendrat e votimit.

Një tjetër kërcënim jo më pak i rrezikshëm ka të bëjë me perceptimin publik: hakerët mund të hyjnë në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve, ta mbyllin atë ose të përcjellin mesazhe keqdashës.

Edhe një sulm i thjeshtë shpifës apo dezinformatat mund të shkaktojnë një rrëmujë masive politike.

Ekspertët kibernetikë përmendën një kërcënim tjetër: falsifikimin e rezultateve të sondazheve ose exit poll-eve në natën e zgjedhjeve.

Këto sondazhe konsiderohen si informacione delikate që mund të ndikojnë në opinionin publik dhe kështu ligjet që rregullojnë organizimin zgjedhor lejojnë që ato të publikohen deri në një ditë para zgjedhjeve.

Israel's Election - A Turning Point for Democracy? | New Israel Fund (NIF)

Ndërhyrja e huaj

Ekspertët shpjeguan se shqetësimi i vërtetë është se subjektet e huaja do të përpiqen të hakojnë anketuesit e stacioneve të ndryshme televizive dhe të deformojnë exit poll-et.

Hendeku i madh që mund të dalë midis exit poll-eve dhe rezultatit real, fare lehtë mund të minojë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve.

Shqetësimi është gjithashtu se forcat e huaja do të punojnë për të polarizuar diskursin në internet para dhe pas zgjedhjeve, dhe se ata do të përpiqen – nga jashtë – të organizojnë protesta reale në Izrael kundër rezultateve.

Kërcënime të brendshme ekzistojnë gjithashtu.

Disa në Izrael i frikësohen një reagimi ekstrem të ngjashëm me atë kur mijëra mbështetës të Trump sulmuan Kapitolin në janar 2021 në një përpjekje për të parandaluar konfirmimin e rezultateve.

Kërcënimet e brendshme

Sipas një analize nga Fake Reporter, “Likud tashmë po përdor mediat sociale – sidomos llogari që u përkasin figurave të shquara, aktivistëve, personaliteteve të medias, ndikimeve politike dhe zyrtarëve të zgjedhur”, për të promovuar një fushatë që “minon besueshmërinë në komisionin zgjedhor dhe aftësinë e tyre për të ruajtur integritetin e këtyre zgjedhjeve”.

Ndërkohë, partia po shtyn gjithashtu një linjë zyrtare se rezultatet e zgjedhjeve janë nën kërcënim – por jo prej tyre.

Krahas postimeve në faqet zyrtare të mediave sociale të partisë, ka edhe aktivitet në grupe të mbyllura sipas Haaretz, si në Telegram ose WhatsApp, të cilët përmbajnë një sasi veçanërisht të madhe dezinformomi.

The Israeli Government Falls: New Election and Implications for U.S.-Israel Relations | The Washington Institute

Në bisedë me “Haaretz”, Achiya Schatz, drejtor i “FakeReporter” tha se në shumë raste qëllimi i fushatave dezinformuese është të frenojnë daljen në votime.

Burimet që folën për “Haaretz” paralajmëruan gjithashtu kundër dhunës në ditën e zgjedhjeve. Votuesit që besojnë në dezinformatat për tentative vjedhjeje pash në rezultatet e pritshme, mund të përpiqen të monitorojnë vetë zgjedhjet.

Mos harrojmë që shumë mbështetës të Trump-it iu përgjigjën thirrjes së tij dhe erdhën, të armatosur, për të monitoruar zgjedhjet, ndërsa të tjerë u shfaqën në qendrat e numërimit të votave, filmuan punonjësit e votimit dhe i kërcënuan.

Trazirat në qendrat e votimit, nëse filmohen dhe postohen në internet, mund të të shërbejnë për të hedhur benzinë në zjarr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore