Lajme

Izraeli përsëri me sulme në Damask të Sirisë


Disa objektiva në jug të Damaskut, janë sulmuar në Izrael, ku ka pasur dëme materiale, deklaroi të enjten Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.

Ministria citoi një burim në ushtrinë siriane, sipas të cilit sulmi u krye duke përdorur një raketë tokë-tokë të lëshuar nga Lartësitë Golan.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, institucion që monitoron luftën, njoftoi se sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë ku u mbajt një takim i zyrtarëve të panjohur ushtarakë.

Agjencia e lajmeve SANA raportoi se raketa u lëshua në qytetin Zakia. Nga sulmi nuk raportohet për viktima.

Javën e kaluar, Siria lëshoi ​​një raketë kundërajrore që depërtoi në territorin izraelit dhe shpërtheu në ajër. Kjo, sipas raportimeve në Siri, ishte përgjigje ndaj një sulmi izraelit në zonën e Damaskut.

Alarmet u aktivizuan në zonën Umm al-Fahm dhe në Bregun Perëndimor verior, dhe fragmentet e raketës ranë në zonën e Jeninit.

Në përgjigje të të shtënave, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sulmoi një numër objektivash në grupin e raketave tokë-ajër të ushtrisë siriane, duke përfshirë radarët dhe bateritë kundërajrore që gjuanin raketa në aeroplanët e Forcave Ajrore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore