Lajme

Izraeli: Nuk ka rrezik për vendet arabe në përgjigje të Iranit


Përgjigja ndaj Iranit nuk do të rrezikojë vendet arabe të rajonit.

Kjo është garancia – sipas Kan TV – që Izraeli i ka dhënë Egjiptit, Jordanisë dhe Shteteve të Gjirit, duke i informuar se veprimi i tij kundër Iranit do të kryhet në atë mënyrë që të mos i përfshijë ata në një kundërpërgjigje të mundshme nga Teherani.

Lëvizja e Izraelit erdhi pasi komandantët iranianë kërcënuan shtetin hebre dhe aleatët e tij me një sulm të madh nëse do të kishte një përgjigje të armatosur izraelite ndaj 300 dronëve dhe raketave të lëshuara nga Teherani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore