Lajme

Izraeli ka eliminuar një komandant madhor të Hezbollahut


Forcat për Mbrojtjen e Izraelit kanë bërë me dije se kanë eliminuar një prej komandantëve madhorë të Hezbollahut, Ismail Yusuf Baz.

Sipas një njoftimi zyrtar nga IDF-ja, ai ishte komandant i sektorit bregdetar të Hezbollahut dhe zyrtar i lartë në disa pozicione të krahut ushtarak të Hezbollahut.

“Ismail ishte i përfshirë në promovimin dhe planifikimin e lëshimeve të raketave dhe raketave antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit. Gjatë luftës, ai organizoi dhe planifikoi një sërë sulmesh terroriste kundër Izraelit”, shkruan IDF-ja përmes një njoftimi në X, ish-Twitter.

Ushtria izraelite të hënën konfirmoi po ashtu se trupat e saj u plagosën brenda territorit libanez, pasi më herët tha se katër ushtarë u plagosën në një shpërthim gjatë natës “në zonën e kufirit verior”.

“Ne konfirmojmë se incidenti ka ndodhur brenda Libanit,” tha një zëdhënës i ushtrisë për AFP.

Ngjarja vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme është tejet e tendosur, me Iranin, i cili lëshoi qindra dronë e raketa nga territori i tij drejt Izraeli, por pa arritur të shkaktohen dëme.

Nga ana tjetër, një rol thelbësor në zhvillime ka edhe Hezbollahu, krahu iranian, i cili operon pikërisht në Liban, i cili përtej se mbeti në hije në sulmet e fundit, nuk duhet anashkaluar me atë çfarë ka bërë ndër vite në goditjet ndaj Izraelit, me luftime thuajse të përditshme në kufi.

Sipas filozofit politik Michael Walzer madje, për shkak se pjesëmarrja e Hezbollahut në sulmin ndaj Iranit ishte shumë e kufizuar dhe, me sa duket, ishte gjithashtu e drejtuar në objektiva ushtarake – gjë që nuk është ajo që bënin më parë, duke lëshuar raketa në Galilenë e Epërme. Ajo që Hezbollahu mund të bëjë, pa Iranin, do të ishte shkatërruese për Izraelin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore