Lajme

Izraeli: Është formuluar në Kajro një propozim i përditësuar për Hamasin


Ndërmjetësuesit për negociatat në Kajro kanë “formuluar, me ndihmën e Egjiptit, një propozim të përditësuar” për Hamasin.

Kështu ka bërë me dije zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Po ashtu ka shtuar se delegacioni izraelit i udhëhequr nga Shin Bet dhe IDF do të kthehen në atdheun e tyre sot pasdite në përfundim të bisedimeve.

“Izraeli pret që ndërmjetësit të punojnë më shumë me Hamasin për të nxitur negociatat në favor të një marrëveshjeje”, ka vijuar njoftimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore