Lajme

Izraeli emëron ambasadorin e parë në Bahrain


Pamje nga shteti i Bahrain-it

Izraeli ka emëruar ambasadorin e tij të parë në Bahrain.

Vendimi erdhi pas normalizimit të marrëdhënieve me shtetin arab të Gjirit një vit më parë, sipas faqes nё Twitter në gjuhën arabe, të qeverisë izraelite.

Ambasadori Eitan Na’eh kishte shërbyer për tetë muaj si shef i përkohshëm i misionit në Ambasadën Izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shteti i parë i Gjirit, me të cilin Izraeli krijoi marrëdhënie diplomatike në gusht të vitit të kaluar.

Në shtator të vitit 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrain-i të dy nënshkruan marrëveshje të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar lidhje me Izraelin.

Një veprim i tillë u ndoq më vonë nga Sudani dhe Maroku.

Ambasadori i parë i Bahrain-it në Izrael, Khaled Yousif Al Jalahma, mbërriti në vend këtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore