Lajme

Izrael/ Doza e parë e vaksinës 85% më efektive


Sipas një studimi të realizuar nga Kujdesi Shëndetësor izraelit, doza e parë e vaksinës Pfizer është 85% efektive.

Ky studim ka nxitur një debat mbi përpjekjet e qeverive për të rekomanduar e siguruar me patketër dy doza.

Ky raportim do të publikohet në revistën mjekësore, Lancet. Statistikat vijnë një ditë pasi studiuesit kanadezë, sugjeruan që doza e dytë e Pfizer-it të vonohet, sepse mbrojtja nga doza e parë është tepër e lartë.

Pfizer-i më herët, ka shpjeguar se mënyra se si bëhet doza e vaksinimit , nuk është vlerësuar ende dhe se vendimi i përkiste autoriteteve shëndetësore.

Drejtuesja e qendrës shëndetësore, tregoi që mes 7 mijë e 214 personave të stafit që morën dozën e parë në janar, kishte një ulje me 85% të rasteve me Covid-19.

Epidemiologia, Gili Regev-Yochay paralajmëroi që grupi i studiuar në spital ishte “kryesisht i ri dhe i shëndetshëm”.

“Ndryshe nga prova klinike e Pfizer-it, ne nuk kemi shumë staf këtu të moshës mbi 65 vjeç”, theksoi ajo pë gazetarët.

Por, ajo gjithashtu vuri në dukje se studimi u zhvillua gjatë një shpërthimi të infeksioneve COVID-19 në Izrael, i cili tejmbushi spitalet me raste të reja.

Pfizer-i nuk pranoi të komentonte mbi të dhënat, duke thënë në një deklaratë se po bënte analizën e tij mbi “efektivitetin e vaksinës në botën reale, përfshirë Izraelin”.

Kompania do të përdorë të dhënat izraelite për të parë potencialin e vaksinës në mbrojtjen kundër COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore