Sport

Ivan Balliu kalon në La Liga


Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, ka kaluar në La Liga te skuadra e Rayo Vallecano-s. Mbrojtësi u transferua me parametra zero, pasi përfundoi kontratën me UD Almeria-n.

29-vjeçari, i lindur në Spanjë është produkt i akademisë së Barcelona-s, me të cilët u aktivizua nga vitin 2004 deri në vitin 2013.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Vallecano-n, deri më 30 qershor të 2023.

Balliu ka luajtur deri më tani 304 ndeshje në karrierë, ndërsa te Shqipëria nuk është preferuar shumë, pasi është aktivizuar vetëm në dy ndeshje nga ish-tekniku, Christian Panucci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore