Sport

Italia në Olimpiadë pa flamur


Zyrtarizimi do të mbërrijë në 27 Janar, por burime nga Komiteti Olimpik Kombëtar thonë se vendimi është marrë. Atletët italianë do të marrin pjesë si të pavarur

Data e caktuar është 27 janari. Vetëm atëherë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, gjatë takimit të ekzekutivit të tij në Tokio (Japoni), do të shprehet zyrtarisht për çeshtjen e Italisë. Megjithatë, sipas  gazetës La Repubblica, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (International Olympic Cometee/IOC) tashmë ka vendosur: CONI (Comitato Olimpico Nazionale Italiano/Komiteti Olimpik Kombëtar Italian) do të pezullohet. Atletët italianë do të garojnë në Olimpiadën e ardhshme pa flamur kombëtar, por si sportistë të pavarur. Në listen e të pezulluarve nga IOC është edhe Rusia e Bjellorusia.

Një pezullim do të rezultojë gjithashtu në një ndalim të financimit me një ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin e Lojërave Olimpike Milano-Cortina 2026. Qeverisë i mbetet vetëm një mundësi për të shmangur përjashtimin historik: mbledhja e Këshillit të Ministrave brenda 24 orëve dhe miratimi i një dekret-kursimi të CONI-t.

Në qendër të mosmarrëveshjes midis Italisë dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është reforma sportive e qeverisë Conte e cila privoi Coni-n nga një pjesë e autonomisë së tij. Disa herë në muajt e fundit, IOC e ka ftuar Italinë të ndërmarrë një ndryshim sa më shpejt të jetë e mundur për të respektuar Kartën Olimpike dhe autonominë e CONI-t./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore