Lajme

“Italia në gjendje të përballojë ndalimin e gazsjellësit”


Autoritet italiane kanë bërë me dije se janë në gjendje të përballojnë ndalimin e gazsjellësit.

Varësia strukturore dhe e lartë e Italisë nga importet e gazit, mbi 95%, është një element kritik për sigurinë e furnizimit kombëtar, i cili megjithatë garantohet nga “një kapacitet i madh dhe i larmishëm importi dhe një infrastrukture magazinimi të afta për të kompensuar sezonalitetin e kërkesës, si dhe çdo problem funksionimi të një gazsjellësi ose terminali rigazifikimi”, thuhej në raportin vjetor të inteligjencës në Parlamentin italian.

Rusia është një ndër vendet që furnizon me naftë Evropën, por një sulm i papritur ndaj Ukrainës ka sjellë sanksione nga qeveritë evropiane duke pezulluar gazsjellësin “Nord Stream 2”.

Në ditën e pestë të sulmeve, palët janë ulur për negociata. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Zyra e presidentit ukrainas ka deklaruar e prerë se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së pestë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore