Sport

Italia dhe italianët dominojnë ‘Globe Soccer Awards 2021’


Çmimet e përvitshme të “Globe Soccer Awards” në futboll janë shpërndarë mbrëmjen e 27 dhjetorit në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Organizata “Globe Soccer”, shpërndanë çmimet që nga viti 2010. Ky vit, 2021, sigurisht që është ndikuar edhe nga turneu i Euro 2020, në shpërndarjen e çmimeve.

Mes triumfuesve të çmimeve janë Leonardo Bonucci, Gianluigi Donnarumma, Roberto Mancini, apo dhe vetë Kombëtarja e Italisë.

Lista e plotë e të gjitha çmimeve të dhëna në edicionin 2021:

1-Skuadra më e mirë e vitit për femra: Barcelona

2-Lojtarja më e mirë: Alexia Putelles (Barcelona)

3-Mbrojtësi më i mirë: Leonardo Bonucci (Juventus)

4-Portieri më i mirë: Gianluigi Donnarumma (PSG)

5-Lojtari më i mirë: Kylian Mbappe (PSG)

6-Golashënuesi më i mirë në histori: Cristiano Ronaldo (Manchester United)

7-Regjisori më i mirë sportiv: Txiki Begiristain (Manchester City)

8-Agjenti më i mirë: Federico Pastorello

9-Skuadra më e mirë: Chelsea

10-Kombëtarja më e mirë: Italia

11-Trajneri më i mirë: Roberto Mancini

12-Çmimi për arritje jetësore: Ronaldinho

13-Çmimi Inovacionit: Kompania mediatike Lega Serie A

14-Çmimi Diego Armando Maradona (edicioni i parë): Robert Lewandowski

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore