Euro 2020

Itali – Zvicër, fakte interesante


Italia dhe Zvicra përballen në kuadër të Grupit A në EURO 2020.

Të kaltrit e nisën Evropianin në mënyrë perfekte, duke fituar 3-0 në “Stadio Olimpico” përballë Turqisë.

Pikërisht në këtë stadium, Italia pret Zvicrën, për ndeshjen e tyre të dytë në grup, ku do të kërkojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën me eliminim.

Në anën tjetër, Zvicra vjen pas barazimit në Baku përballë Uellsit.

Skuadra e Petkovic-it, do të jenë të frustruar që nuk kanë tri pikë, për shkak se ndeshjen e parë e dominuan në tërësi.

Por, çfarë flet historia për duelin e sotshëm?

Kjo video ju informom me gjithçka që duhet ta dini:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore