Lajme

Itali: Tërmet i fortë në Kalabri, merren masa të menjëhershme


Paola Ymet

Një tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e 20 janarit ne Itali.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës atje, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 pranë brigjeve të Vibo Valentia.

Ai preku një zonë të madhe të Kalabrisë, ku thellësia e tij ishte 10 kilometra.

Mbrojtja Civile ka thënë që për momentin nuk ka pasur raportime për dëme në njerëz apo sende.

Tronditja është ndjerë edhe në disa zona të provincave Catanzaro, Cosenza dhe Reggio Calabria.

Menjëherë është pezulluar mësimi dhe trafiku hekurudhor.

Teknikët italianë po kryejnë zbulimin e linjave të prekura në bordin e vagonëve hekurudhor, për të kontrolluar kushtet e infrastrukturës.

Në linjat e përfshira nga pasojat do të ofrohen autobusë zëvendësues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore