Romani “Verginità Rapite” (Virgjëri të rrëmbyera) i shkrimtares shqiptare, Ismete Selmanaj Leba është vlerësuar me çmimin e tretë në ndarjen e çmimeve ndërkombëtare të “Inventa un Film”.
Ky është festivali më i rëndësishëm mbi filmat me metrazh të shkurtër në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismete Selmanaj Leba, ku ka publikuar dhe analizën që juria italiane i ka dedikuar veprës së shkrimtares shqiptare.
Një histori e jetës së trazuar të Mirës, të shoqes së saj Xhina dhe të atyre që, për të mirë ose për të keq, kryqëzojnë jetën e saj.
“Autorja pikturon një afresk koral ndjellës të tranzicionit midis diktaturës së gjatë dhe brutale të Enver Hoxhës, dhe një demokraci e re, në një pasazh vendimtar në historinë dhe jetën e popullit shqiptar”, një pjesë nga analiza e jurisë.
Libri përshkruan lindjen e një ndërgjegjësimi demokratik, aq të vështirë dhe të dhimbshëm sa tkurrjet e një lindjeje problematike.
Ajo tregon historinë e ndarjeve më mizore dhe të dhimbshme, atë midis një prindi dhe një fëmije.
Ndjekja pa frymë e një bashkimi të trazuar, përmes faqeve plot informacione, referenca historike dhe vlerësime politike dhe të ndara nga narratori.
Në fund ka kryesisht dy mësime që mund të kapen në tekst.
E para është që dhuna nuk kalon pa lënë shenja mizore në mishin e gjallë të atyre që e vuajnë dhe kallo të ndyra në ata që e praktikojnë atë.
E dyta është se ne kurrë nuk duhet ta humbasim besimin në fuqinë shpëtuese dhe rigjeneruese të dashurisë.
“Shkrimi është i thjeshtë, i lirë dhe i pavarur nga ai prodhim letrar funksionalisht i efektshëm”, kështu e analizon Patrizio Pacioni romanin e shkrimtares shqiptare.
Leba është nderuar me çmime të ndryshme për librat e saj ndër vite.
“Holmes Award 2019”, për librin e saj “I bambini non hanno mai colpe” (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë).
Fituese e çmimit të Fondacionit “Harpa”, në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste