Muzikë

Ish-ylli korean i muzikës Pop, Seungri, dënohet për shfrytëzim prostitucioni


Ish-ylli korean i muzikës Pop, Seungri

Ish-ylli korean i muzikës Pop, Seungri, në Korenë e Jugut, është dënuar me tre vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe lojëra të fatit.

Ai u dënua nga një gjykatë ushtarake për organizimin e shërbimeve seksuale për biznesmenët, të cilët investonin në klubin e tij të natës.

Kryetari i trupit gjykues tha se 30-vjeçari – emri i vërtetë i të cilit është Lee Seung-hyun – kishte vjedhur para nga klubi për të luajtur bixhoz, kryesisht në Las Vegas.

Seungri ishte anëtar i grupit të djemve “Big Bang”, që ka shitur më shumë se 150 milionë disqe në të gjithë globin.

Ndërkohë, ylli i Pop-it i ka mohuar shumicën e akuzave gjatë gjykimit.

Rasti u dëgjua në gjykatën ushtarake në Yongin, në jug të Seulit, sepse Seungri u regjistrua në ushtri vitin e kaluar.

Ai u tërhoq nga showbiz-i në vitin 2019, pasi akuzat u ngritën zyrtarisht kundër tij.

Seungri, i cili dikur u përshkrua si “the Great Gatsby of Korea” për stilin e tij të pasur të jetës, dikur kishte një bazë gjigante të fansave në Korenë e Jugut dhe në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore