Sport

Ish-sulmuesi i njohur i Manchester United-it pranë kalimit te Al Nassr


Sulmuesi i njohur i Crystal Palace, Wilfred Zaha, do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës arabe, Al Nassr.

Futbollistit nga Bregu i Fildishtë i skadon kontrata me klubin anglez në qershorin e ardhshëm dhe thuhet se ai e ka dhënë dritën jeshile për një transferim në kampionatin e Arabisë Saudite.

Raportohet se në drejtim të ish-sulmuesit të Manchester United-it ka ardhur një ofertë e majme nga klubi i Cristiano Ronaldo-s, por nuk janë dhënë shifra nga mediat e huaja.

Zaha kishte qenë i lidhur edhe me një lëvizje drejt Arsenal-it apo Milan-it, por siç duket ai do t’i bashkohet Ronaldo-s.

Kujtojmë që sulmuesi afrikan gjithë karrierën e tij e kaloi në futbollin anglez, i cili doli nga akademia e Crystal Palace.

Ai u ble nga Manchester United-i në verën e vitit 2013 për 12 milionë euro, por më pas më shumë qëndroi i huazuar te skuadra e Palace.

Me fanellën e Crystal Palace, Zaha ka luajtur 450 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 89 gola dhe ka dhuruar 76 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore