Lajme

Ish-shefi i firmës së naftës në Gabon dënohet me 12 vjet burg për korrupsion


Një gjykatë e Gabon-it ka dënuar ish-drejtorin e kompanisë së naftës Gabon pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion.

Afera në fjalë përfshin atë dhe dy ish-punonjës të tjerë të firmës shtetërore të naftës.

Gjykata shpalli fajtorë Christian Patrici Tanasa dhe zëvendësin e tij Jérémie Ayong për përvetësim dhe pastrim parash, duke i dënuar me 12 dhe 10 vjet burg respektivisht.

“Ishte një vendim i mirë. Drejtësia është vënë në vend”, ka thënë Aymard Moutsinga, avokati i prokurorisë.

Sakaq, avokatët mbrojtës shprehën zhgënjimin dhe thanë se do ta apelonin vendimin.

“Fakti që ata janë dënuar është prova e thjeshtë e mungesës së drejtësisë në këtë vend”, ka thënë Anges Kevin Nzigou.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 155 mijë dollarë.

Sipas Moutsinga, gjykata kishte qenë “e mëshirshme” pasi kishte shpresuar për një dënim më të ashpër.

Tanasa, i cili u akuzua për keqpërdorimin e 143 milionë dollarëve nga kompania shtetërore e naftës, është mbajtur në paraburgim për dy vitet e fundit.

Korrupsioni në këtë sektor është i shfrenuar dhe ka implikuar më parë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore