Shqipëria

Kryeparlamentari izraelit: Shqipëria, lidere në Ballkan për luftimin e antisemitizmit


Amir Ohana, kryetari i parlamentit izraelit, ka dhënë mesazhin e tij për Kuvendin e Shqipërisë në seancën e posaçme të kësaj të enjteje të 26 janarit.

Këtë, teksa po përkujtohen viktimat e Holokaustit.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është lidere e vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ende ka shumë punë për të bërë dhe jemi dëshmitar të një rritje të antisemitzimit në mbarë botën”, ka thënë ai.

Sipas tij, hebrenjtë nuk ndjehen të sigurt kur ecin në rrugë duke veshur simbole fetare.

“Izraeli si shtëpia e popullit hebre veçohet nga forumet botërore. Një vend si Irani kërcënon publikisht se do të shkatërrojë Izraelin”, ka theksuar ai.

Këtë vit, sipas tij, Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit.

“Faleminderit që organizuat këtë seancë pleanre sot. Ne do të sigurojmë të ardhme më të mirë”, ka përmbyllur fjalën e tij në Kuvend kryeparlamentari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore