Lajme

Irani kërcënon t’i mbyllë derën inspektimeve të huaja


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani

Inspektorëve të Kombeve të Bashkuara mund t’u mbyllen dyert e uzinave bërthamore të Iranit. Ky akt, nëse vihet në zbatim, do të ndërlikojë më tepër prishjen e marrëveshjes nukleare midis SHBA-së dhe Iranit, e formalizuar në vitin 2015.

Republika Islamike, mund të ndalojë vizitat e befta të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Kjo gjë do të ndodhë, vetëm nëse SHBA-ja nuk heq sanksionet mbi vendin në Lindjen e Mesme.

Ka një afat deri në 21 shkurt, për të vendosur mbi këtë çështje. Qeveria e presidentit Hassan Rouhani, do të vendosë kompliancën ose kundërshtinë e saj ndaj inspektimeve në këtë datë.

Nëse pala tjetër (SHBA), nuk mban angazhimet e veta të marrëveshjes, do të jemi të detyruar të ndalojmë kontrollet që i kemi pranuar vullnetarisht”, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.

“Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë sipas planit”, shtoi ai. “Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se të gjitha inspektimet do të ndalohen. Një pjesë e tyre do të vazhdojnë rrjedhën, falë marrëveshjeve dhe aderimit në organizata të ndryshme”.

Cilat janë zhvillimet kryesore të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015?

Në vitin 2018, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxorri Amerikën nga marrëveshja bërthamore. Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden, superfuqia amerikane shprehu dëshirën për një rikthim në marrëveshje.

Këtë fakt e bëri të ditur Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken. Pavarësisht vullnetit të duhur, edhe Amerika ka kushtet e saja për rikthimin në akord.

Irani ndërmori ndër të tjera, iniciativën për të prodhuar Uranium 20%. Ky fakt shqetësoi jo pak faktorin ndërkombëtar. Kjo pastërti e Uraniumit, nuk e lejon Iranin të prodhojë armë bërthamore.

Një lajm tjetër erdhi nga Teherani javën e shkuar, ku u pohua prodhimi i tre gramëve metal Uraniumi. Këto metale përdoren për të ndërtuar bërthamën e armëve bërthamore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka monitoruar gjatë situatën nukleare në Iran. Kushtet për rikthimin e marrëveshjes të 2015-ës, nënshkruar nga ish-presidenti Barack Obama për palën Amerikane, duken shumë të vështira.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore