Bota

Iran/ Ministria e Jashtme mohon shkëmbimin e pengjeve të SHBA-së


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka njoftuar se raporti i televizionit shtetëror mbi shkëmbimet e të burgosurve, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mund të konfirmohet. Ndërsa përçarja politike zgjerohet përpara zgjedhjeve presidenciale, në muajin qershor.

Të hënën u raportua se nuk mund të konfirmohej dhe çështja e ndërrimit të të burgosurve por do të  shqyrtohet nga të dy palët.

Transmetuesi shtetëror, të dielën, ka cituar një zyrtar të panjohur se, katër të burgosur iranianë të mbajtur në SHBA për shmangien e sanksioneve, do të shkëmbehen me katër shtetas të dyfishtë amerikanë në Iran. Gjithashtu do t’i jepen dhe 7 miliardë dollarë në fondet e ngrira iraniane.

Khatibzadeh shtoi se, Irani vazhdon t’i qëndroje kërkesës për të shkrirë të gjitha pasuritë e tij, që janë bllokuar në disa vende, për shkak të sanksioneve të njëanshme, të SHBA-së.


Mbahet ‘në mënyrë të paligjshme’

Raporti i TV shtetëror gjithashtu tha se, shtetasi britaniko-iranian, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, do të lirohej kur Britania të paguante një borxh me dekada të vjetra prej 400 milionë paund (553 milion dollarë), që i detyrohej Teheranit.

Si Departamenti i Shtetit i SHBA ashtu edhe Zyra e Jashtme Britanike, refuzuan raportin e TV shtetëror, të dielën.

Zaghari-Ratcliffe, i cili kreu një dënim pesë-vjeçar për akuzat e spiunimit, u dënua sërish me një vit dhe u vendos në listën e ndalimit të fluturimeve javën e kalua. Kjo me akuzat e përhapjes së “propagandës kundër sistemit”, për pjesëmarrjen në një protestë përpara ambasadës iraniane, në vitin 2009, në Londër.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, tha të dielën se, beson se Zaghari-Ratcliffe po mbahet “në mënyrë të paligjshme” dhe “torturuese”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane tha se, nuk ka negociata ligjore midis ministrive të jashtme, mbi shtetësinë e dyfishtë.

Irani nuk e njeh zyrtarisht shtetësinë e dyfishtë dhe hedh poshtë akuzat se ai merret me peng-marrje për përfitime politike, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore