Bota

Irak/Salihi: PKK zhvillon tregti droge në Kirkuk


Kryetari i Frontit Turkmen Irakian (ITF), Ershet Salihi , ka akuzuar Partinë e Punës Kurdistane (PKK) se po zhvillon një tregti të drogës në Kirkukun e Irakut verior.

Veprimtaria e grupit terrorist në rajon kërcënon  sigurinë e turkmenëve.

Salihi u shpreh se PKK-ja “rriti aktivitetet e saj në rajon kohët e fundit”. “Ajo ka kryer jo vetëm vrasje, por edhe shitje të drogës” shtoi ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qeverive turke dhe irakene për të bashkëpunuar kundër grupit terrorist.

“Qeveria Irakene në Bagdad duhet t’i japë një rëndësi të madhe kësaj çështje. Përdorimi i territorit iraken nga grupi terrorist do të krijonte një hendek sigurie për Irakun.  Fqinjët e tij, Turqia dhe Irani do të përftojnë gjithashtu”, tha Salihi.

Në fjalën e tij kryetari ka cekur edhe punën e shërbimit të inteligjencës irakene, në vitin 2019, që ka zbuluar një rrjet të madh droge në Kirkuk.

PKK-ja akuzohet për trafikim të drogës drejt Evropës si dhe kultivimin e kanabisit në Turqinë juglindore si një mënyrë për të financuar aktivitetet e paligjshme.

Në tetor të vitit 2020 është miratuar një marrëveshje në mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, midis qeverisë qendrore në Bagdad dhe Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG), e cila lidhet me sigurinë e rajonit.

Marrëveshja për Sinjarin, siç quhet, parashikon pastrimin e rajonit nga terroristët e PKK-së./AlbanianPost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore