Pajisje

iPhone 13 është vetëm rezistent ndaj ujit, jo “Waterproof”


Sipas Apple, iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max janë “rezistent ndaj spërkatjes të ujit dhe pluhurit”. Për të përcaktuar me saktësi nivelin e rezistencës ndaj ujit, Apple përdor sistemin e vlerësimit të standardit të industrisë “Ingress Protection” (IP) të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) në standardin e tij IEC 60529.

Sipas standardit IEC, seria iPhone 13 ka një vlerësim IP68, që do të thotë se një iPhone 13 mund të zhytet në deri në 6 metra ujë për deri në 30 minuta pa u dëmtuar.

Pra, nëse e lëshoni iPhone 13 në një pishinë që është më pak se 6 metra e thellë dhe e merrni brenda 30 minutash, iPhone nuk duhet të dëmtohet nga uji në kushte ideale. Megjithatë, nëse iPhone 13 juaj tashmë ishte dëmtuar fizikisht përpara se të binte në ujë – të themi, me disa çarje ose gërvishtje në ekran- kjo mund të rrezikojë rezistencën ndaj ujit.

Çfarë duhet të bëj nëse iPhone 13 laget?

Nëse ju ka rënë iPhone 13 në ujë, ndërmerrni hapat e mëposhtëm, të cilët i kemi përshtatur nga këshillat e dhëna nga Apple në lidhje me telefonat rezistent ndaj ujit.

  • Hiqeni atë nga uji sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Hiqni të gjithë aksesorët nga priza.
  • Hiqni iPhone nga çdo mbështjellës që mund të jetë në pajisje.
  • Mbyllni iPhone.
  • Nëse një lëng tjetër përveç ujit ka hyrë në iPhone, shpëlajeni telefonin butësisht në ujë të pastër.
  • Thani butësisht pjesën e jashtme të iPhone me një leckë të butë.
  • Lëreni iPhone të thahet për të paktën 5 orë përpara se ta ndizni përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore