Sport

IOC: Legjenda e xhudos, Majlinda Kelmendi njofton pensionimin


“Legjenda e xhudos olimpike Majlinda Kelmendi njofton pensionin”, ishte titulli i një artikulli të publikuar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (ICO), me rastin e pensionimit të xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendit.

Në këtë artikull më tutje shkruhet për sukseset që pati Majlinda Kelmendi.

“Fituesja e parë e medaljes së artë olimpike për Kosovën po tërhiqet zyrtarisht nga sporti pas një karriere të suksesshme që fitoi dy herë medaljen e artë botërore, si dhe katër herë doli kampione e Evropës”, shkruan IOC.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi vendosi që të pensionohet nga sporti i Xhudos, teksa ditë më parë u shpall edhe “Qytetare e Nderit” nga shteti i Kosovës.

Me rastin e pensionimit të saj, foli edhe trajneri Driton Kuka, ku tha se “Majlinda është një heroinë për të gjithë njerëzit e Kosovës”.

“Ajo është më shumë se një xhudistë dhe kampione botërore dhe olimpike. Ajo ka qenë çelësi për zhvillimin e sportit tonë në vend”, tha Driton Kuka.

“Kjo është arsyeja pse ajo është më shumë se një atlete. Ajo është dhe ishte atletja ime, por është edhe heroina ime, ashtu siç është për çdo person të Kosovës”, tha ndër tjerash Driton Kuka.

Kujtojmë që Kelmendi largohet nga karriera e saj, duke qenë sportistja më e suksesshme në historinë e sportit kosovar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore