Sport

Inter-i synon transferimin e Firmino-s


Romelo Lukaku duket se do të rikthehet përsëri te Chelsea, pasi që mediat italiane raportojnë që Inter-i nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së tij.

Në këtë mënyrë, zikaltrit janë duke kërkuar për një qendërsulmues.

Siç raportohet nga mediat italiane, sulmuesi i fundit në listën e dëshirave të Inter-it, është futbollisti i Liverpool-it, Roberto Firmino.

Braziliani ende nuk i ka nisur negociatat me klubin anglez për rinovimin e kontratës dhe tek Interi po shpresojnë ta bindin atë për t’u transferuar në Itali.

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në Liverpool, atëherë Firmino mund të bindet me idenë e Inter-it dhe mos të rinovojë me ta.

Mediat në Itali shkruajnë se Interi është gati t’i ofrojë Firmino-s kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër dhe së shpejti pritet ta kontaktojë sulmuesin.

Kujtojmë që Firmino është pjesë e Liverpool-it që nga viti 2015, kur u transferua nga Hoffenheim për 41 milionë euro.

Deri më tani, 31-vjeçari ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar 78 asistime në 349 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore