Sport

Inter-i piketon objektivin e merkatos së Bayern Munich-ut


Italianët e Inter-it po kërkojnë një qendërmbrojtës të ri. Duke qenë se me financat nuk janë mirë, zikaltrit kanë piketuar një lojtar me parametra zero.

Matthias Ginter është lojtari që kërkon Inter-i ta afrojë në merkaton e verës së ardhshme. Ai ndiqet me interes edhe nga Bayern Munich-u.

Mbrojtësi i Borussia Monchengladbach-ut dhe kombëtares gjermane është në vitin e fundit të kontratës në “Borussia-Park”. Rinovimi duket larg.

27-vjeçari gjerman e ka zhvilluar karrierën e deritanishme në nivel të lartë.

Më herët ka qenë pjesë e Freiburg-ut dhe Borussia Dortmund-it.

Ginter-i shikohet si përforcimi i duhur për Inter-in, duke qenë se ai është mësuar të luajë në mbrojte me tre lojtarë.

Në Milano pritet të zëvendësojë Stefan de Vrij-n.

Holandezi nuk është dakordësuar akoma me klubin për të rinovuar kontratën dhe mund të largohet në verën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore