Sport

Inter-i e kërkon sulmuesin e Arsenal-it, londinezët e caktojnë çmimin e tij


Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta nuk e ka përjashtuar transferimin e Folarin Balogun, por sipas “Sky Sports”, Inter-it do t’i duhen pothuajse 60 milionë euro për të nënshkruar me reprezentuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zikaltrit e kanë objektiv primar transferimin e një sulmuesi gjatë kësaj vere, pasi Romelo Lukaku tashmë nuk është në planet e tyre.

Balogun është shfaqur si objektivi i tyre prioritar për sulmin dhe drejtorët e klubit do të takohen me trajnerin Simone Inzaghi për të diskutuar të gjithë emrat në agjendën e tyre.

Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin kanë mbërritur tashmë në Qendrën Trajnuese Suning të hënën.

Mediat italiane pretendojnë se Arsenali ka vendosur çmimin e tyre të kërkuar për Balogun në 40 milionë euro, por sipas “Sky Sports”, “Topçinjtë” nuk janë të gatshëm ta shesin 22-vjeçarin për më pak se 50 milionë funte, që i bie rreth 60 milionë euro.

Balogun i është bashkuar shokëve të tij të skuadrës për turneun parasezonal të Arsenalit në SHBA, me Mikel Arteta-n duke thënë se ai do të ‘shoh se çfarë do të ndodhë’ në lidhje me të ardhmen e sulmuesi të talentuar.

Kujtojmë që Balogun e kaloi një sezon mbresëlënës me skuadrën franceze, Reims (i huazuar), duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar tre asistime në 39 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore