Lajme

Inteligjenca britanike: Rusia kërkon të kufizojë aksesin e ukrainasve në lajme


Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka deklaruar të hënën se inteligjenca sugjeron se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura.

“Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të postuar në median sociale Twitter.

Sipas njoftimit të Ministrisë mendohej se Rusia një ditë më parë goditi një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars 2022.

“Qasja ukrainase në internet ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpritet si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse në infrastrukturë. Gjatë javës së kaluar, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv”.

Javën e kaluar, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon publikimin e lajmeve të konsideruara të rreme nga autoritetet, duke censuruar më tej shtypin rus dhe duke kufizuar zërat kundërshtues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore