Lajme

Infermierët paralajmërojnë grevë më 5 prill


Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar grevë më pesë prill para objektit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga ora 08:00 deri në 09:00.

Sipas njoftimit për media të kësaj sindikate këtë vendim e kanë marr pas dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor, që koeficienti i pagave 7.1 bazuar në tabelën e koeficienteve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70 për qind e pagës së mjekut.

“Rritje të menjëhershme të pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, të paguhet menjëherë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor”, thuhet në njoftim.

“Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve”.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u ka kërkuar mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve të Kosovës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sindikal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore