Shqipëria

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit: Ushqimet me një rritje mbi 13% në nëntor


Për këtë muaj nëntor, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 8,0 për qind.

Referuar INSTAT-it, rritje më e madhe e çmimeve prej 13,8 për qind vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,4 për qind.

Më tej vjen grupi  “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 për qind, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 për qind secili.

Sakaq, grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 për qind secili, “Shërbimi arsimor” me 2,5 për qind, “Shëndeti” me 2,4 për qind, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 për qind dhe “Komunikimi” me 1,0 për qind.

Kurse ndryshimi mujor rezulton -0,1 për qind.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,4 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7 për qind dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 për qind.

Ndërsa çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 2,0 për qind, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 për qind, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 për qind secili.

Ndërkaq, grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 për qind secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,1 për qind secili.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore