Sport

Immobile mbetet në spital pas aksidentit të frikshëm


Sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile, ka mbetur në spital si pasojë e një aksidenti të frikshëm që e pësoi me makinën e tij.

Italiani u përplas me një tramvaj, duke pësuar lëndim në krahë, si dhe raportohet që ka thyer brinjtë.

Immobile ishte duke vozitur në Romë mbrëmjen e kaluar, kur një tramvaj kaloi në një semafor të kuq dhe u përplas me makinën e tij.

Ai ishte i shpejtë për t’i siguruar të gjithë se ai është mirë dhe kryesisht i padëmtuar, por një deklaratë nga faqja zyrtare e klubit të tij ka një ide më të qartë të lëndimeve.

“Imobile ka rezultuar me një goditje në shtyllën kurrizore dhe frakturë e përbërë e brinjës së 11- të në anën e djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit të Lazio-s.

“Gjendja e tij është e mirë, por ai mbetet nën vëzhgim në spitalin ‘Policlinico Universitario Agostino Gemelli’ në Romë”, thuhet më tej.

Immobile e ka pasur një sezon me luhatje këtë vit, teksa kishte pësuar shpesh dëmtime.

Së fundmi kishte bërë një rikuperim të plotë, duke filluar si titullar në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 0:3 të së premtes si mysafir ndaj Spezia-s.

33-vjeçari numëron 12 gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje për Lazio-n deri më tani këtë sezon, gjë që i sheh ata në vendin e dytë në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore