Sport

Immobile ka një mesazh për shokët e skuadrës pasi u rikthye nga spitali


Ciro Immobile u kthye në terrenin stërvitor të Lazio-s me një mesazh vendosmërie për shokët e tij të skuadrës pas qëndrimit në spital pasi u përfshi në një aksident rrugor të dielën në mëngjes.

Teksa udhëtonte me dy vajzat e tij në Romë gjatë fundjavës, makina e Immobile u përplas me tramvajin numër 19, duke e detyruar veturën të dilte nga shinat dhe duke e lënë pjesën e përparme të SUV-së të copëtuar plotësisht.

Immobile pësoi goditje dhe një frakturë të përbërë në brinjën e tij të 11-të dhe u shtrua në spital për disa ditë së bashku me dy pasagjerët e tij dhe shoferin e tramvajit.

Kapiteni i Lazio-s doli nga spitali të enjten dhe ishte i pranishëm në terrenin stërvitor të klubit në Formello të premten në mëngjes.

Sipas “Il Messaggero”, Immobilble iu drejtua shokëve të skuadrës me mesazhin e mëposhtëm: “Jam kthyer djema dhe tani dua të filloj nga e para dhe të mendoj vetëm për stërvitjen”.

Situata e Immobile do të vazhdojë të monitorohet nga mjekët e klubit të Lazio-s dhe raportet sugjerojnë se një rikthim në lojë në kohë për përballjen e së shtunës me Torinon në “Stadio Olimpico” mund të jetë shumë shpejt.

Maurizio Sarri dhe ekipi i tij udhëtojnë për në Milano për t’u përballur me Inter-in në “San Siro” të dielën e ardhshme, që mund të jetë një objektiv më realist për rikthimin e golashënuesit kryesor të Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore