Sport

“I shkreti djalë” – Perez përsëri komenton Mbappe-n


Presidenti i Real Madrid-it, Floroentino Perez, ende nuk e ka harruar inatin me futbollistin Kylian Mbappe.

Ky i fundit refuzoi transferimin në Madrid, atëherë kur dukej gjithçka e kryer, i cili vendosi të rinovonte kontratën me klubin e Parisit.

Kështu, teksa po jepte një autograf për një tifoz të Real-it, numri një i “Los Blancos” ka bërë një deklaratë që ka bërë shpejtë xhiron e botës.

Tifozi i tha Perez-it të mos provojë më për Mbappe-n, derisa përgjigjja e tij ishte epike. “I shkreti djalë, si duket është penduar qysh tani (që nuk u transferua në Real)”, tha Perez.

Pra, një thumbim nga ana e numrit një të Real-it për klubin e Parisit, derisa mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë përgjigjje nga ana e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore