Sport

I paprekshëm, e ardhmja e Arsenal-it ndërtohet rreth Saka-s


Bukayo Saka ka ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit te Arsenal-i.

20-vjeçari ka arritur që të kthehet në një ndër futbollistët më të rëndësishëm të topçinjve.

Ai poashtu është zgjedhje e shpeshtë për Gareth Southgate te Anglia.

Bukayo Saka në finalen e EURO 2020

Gazetari italian, Fabrizio Romano, raporton që gjatë verës që shkoi, plot skuadra kanë pyetur për shërbimet e tij.

Mirëpo, Arsenal-i as nuk është përgjigjur.

Kjo sepse londinezët e konsiderojnë futbollistin anglez të paprekshëm.

Madje, ata pritet që Saka-s t’i ofrojnë një kontratë të re afatgjate.

Arsenal-i nuk po kalon një periudhë të mirë, por në klub besohet shumë se gjenerata e re e futbollistëve të rinj së shpejti do ta bëj diferencën.

Prandaj, klubi dëshiron ta ndërtojë të ardhmen rreth këtyre futbollistëve, e kryesori ndër ta konsiderohet Bukayo Saka.

Edhe anglezi është shprehur i lumtur në “Emirates”, ku ka premtuar se do të japë gjithçka që klubi të kthehet aty ku e ka vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore